Gjate fundjaves Evropa do te perfshihet nga nje tjeter vale i ftohti i acarte. Temperaturat, te cilat kane regjistruar nivele minimale, do te ulen edhe me tej, sidomos ne Gjermani.
Ne kete vend, zyra per mbrojtjen e civileve ka njoftuar reshje te dendura debore dhe u ka bere thirrje qytetareve qe te rrijne ne shtepi.
Ekspertet kane parashikuar deme ne rrjetin elektrik, ate hekurudhor, si dhe probleme te shumta ne trafik.
Probleme te shumta jane regjistruar edhe ne Zvicer, ku tunelet Gotardo dhe San Bernardino jane mbyllur per mjetet e tonazhit te rende.
Ne Britanine e Madhe, moti me debore nuk njeh kufij duke bere qe ky te jete dimri me i ftohte ne 30 vitet e fundit.
Temperaturat kane vajtur ne -20 grade duke veshtiresuar levizjen e automjeteve dhe per pasoje shperndarjen e ndihmave baze.
Reshje debore parashikohet te bien edhe ne veri te Spanjes, si dhe ne kufirin me Francen, ku eshte dhene alarmi i orteqeve.
Top Channel