Atentati, ish-kreu i CIA-s do hetoje gabimet

09/01/2010 08:00

I eshte besuar ish-drejtorit te CIA-s, John McLaughlin hetimi mbi gabimet e sherbimeve sekrete qe lejuan atentatin e dites se Krishtlindjeve ne fluturimin Amsterdam-Detroit.

Atentati ne fjale deshtoi vetem fale gatishmerise dhe reflekseve te disa pasagjereve, qe i ndaluan nigerianit Umar Farouk Abdulmutallab qe te hidhej ne ere ne bordin e avionit.

McLaughlin do te drejtoje nje grup ekspertesh ne fushen e sigurise kombetare, te cilet do te percaktojne me saktesi se cilat kane qene defektet ne sistemin e kontrollit dhe parandalimit qe cuan jo vetem ne atentatin e Krishtlindjeve, por edhe ne ate te bazes “Fort Hood”.

Komisioni i vogel do te paraqese me pas propozime per te riparuar gabimet dhe mungesat ne procedurat e kontrollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA