
Te pakten gjashte persona kane mbetur te vrare si pasoje e nje shperthimi ne nje shtepi, ne qytetin pakistanez te Karacit.
Shperthimi ndodhi ne Qytetin Balida, nje lagje e varfer ne jug te qytetit, por shkaqet e tij jane ende te paqarta.
Policia dyshon se ai mund te kete ndodhur si pasoje e aktivizimit te nje sasie eksplozivi qe ndodhej brenda shtepise.
“Shperthimi ndodhi brenda ne shtepi dhe si pasoje gjeten vdekjen 6 persona. Ndertesa u shemb e tera. Po punojme per te percaktuar shkaqet e shperthimit”, ka deklaruar nje oficer i policise per agjencine e lajmeve “AFP”.
Ne dhjetor, nje shperthim gjate nje marshimi te myslimaneve shiite ne Karaci, i marre perrsiper nga talebanet, shkaktoi vdekjen e 43 personave.
Top Channel