
Persona te armatosur kane hapur zjarr ndaj makines se liderit te opozites Mehdi Karroubi, ne qytetin verior te Kazvinit.
Lajmin e ben te ditur nje web site i opozites iraniane, sipas te ciles Karroubi ndodhej ne qytet per nje ceremoni fetare.
Sipas burimit, ai ndodhej ne makine ne momentin e te shtenave, por per fat te mire nuk ka mbetur i lenduar.
Atentati ndodhi vetem pak momente pasi lideri i opozites la banesen ku qendronte, e cila ishte rrethuar nga nje grup i organizuar, qe kishte qelluar me gure ndertesen.
Zoti Karroubi ishte kandidati reformist i zgjedhjeve te qershorit dhe ka protestuar fuqishem per manipulimet qe sipas tij jane bere ne zgjedhje.
Bashke me kolegun Mir Hossein Mousavi ai ka organizuar nje seri protestash, qe kane qene me te medhate qe prej mbajtjes se Revolucionit Islamik ne vitin 1979.
Top Channel