Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë
Pese jave pas incidentit qe bllokoi pese trena “Eurostar” me dy mije pasagjere ne bord brenda tunelit te La Manshit, nje tjeter tren mbeti i bllokuar sot per shkak te nje defekti.
Treni u nis mengjesin e sotem nga Brukseli drejt Londres dhe ne te udhetonin 260 pasagjere.
Nje zedhenes i “Eurostar” ka deklaruar se nje lokomotive e ka cuar trenin deri ne stacionin britanik “Ashford International”.
Shkaqet e defektit jane ende per t’u zbardhur, por per pasagjeret ishte nje eksperience mjaft e keqe. “Ndenjem per tre ore te bllokuar, njesoj sikur ishim varrosur te gjalle”, ka deklaruar nje udhetar.
Ne kete periudhe Britania e Madhe eshte perfshire nga reshje te dendura debore qe kane shkaktuar probleme ne sektorin e transporteve dhe kane cuar ne mbylljen e shkollave dhe zyrave.
Incidenti i dhjetorit, ku u perfshine pese trena, ishte shkaktuar nga kontrasti termik mes ajrit te ngrohte brenda tunelit dhe ajrit te ftohte jashte tij.
Top Channel