Jemeni: Lufta ndaj Al Kaedas nuk ka qene primare

07/01/2010 03:50

Ne nje deklarate per CNN ministri i Jashtem i Jemenit Abu Bakr Al Qirbi shpjegoi se pse lufta ndaj Al Kaedas nuk ka qene primare per qeverine e vendit te tij.

“Deri me tani jemi perpjekur te ndajme grupet separatiste si Hudhit ne veri dhe grupet qe kerkojne shkeputje ne jug nga lufta me Al Kaedan. Ne Jemen ndodhen rreth 200-300 militante te Al Kaedas dhe forcat tona te sigurise kane aftesine t’i mposhtin ata”, deklaroi Al Qirbi.

Me tej Ministri i jashtem jemenas kundershtoi cdo nderhyrje ushtarake te SHBA-se, apo vendeve e tjera duke u shprehur se Jemeni nuk mund te kthehet ne nje Afganistan apo Iraq.

“Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nxjerre mesim nga eksperiancat e Irakut dhe te Afganistanit, ku nderhyne ushtarakisht. Forcat tona kane aftesine per te mposhtuar Al Kaedan ne vend dhe per kete ne edhe kemi kerkuar ndihme ne sigurimin e informacioneve dhe ne logjistike nga SHBA dhe shtetet e tjera perendimore”, tha Al Qirbi.

Top Channel