SHBA, alarm ne aeroportin kalifornian

05/01/2010 19:40

Ne aeroportin kalifornian te Meadows Field, ne Bakersfield, eshte gjetur nje cante e dyshimte me “material te rrezikshem”.

Lajmin e ka bere te ditur agjencia amerikane per sigurine e fluturimeve, sipas se ciles nuk behet fjale per nje bombe.

Te gjitha udhetimet jane bllokuar menjehere.

Substanca eshte zbuluar gjate kontrollit gjate te cilit nga bagazhi ka dale nje substance e lengshme e dyshimte, ende e paidentifikuar, qe ka kontaminuar dy agjente te TSA-se.

Pronari i valixhes eshte arrestuar.

Top Channel