Pekin, debora me e madhe qe prej 1951-shit
04/01/2010 14:05
Pekini mbulohet nga debora qe po shkakton veshtiresi te medha ne qarkullimin e njerezve dhe makinave.
Metropoli dhe njekohesisht kryeqyteti i Kines eshte zgjuar nga bardhesia e debores qe ka mbuluar gjithe qytetin, nje fenomen i rralle ky per nje qytet si Pekini.
Rreth 300 mije vullnetare jane angazhuar per te pastruar rruget, ndersa 70 mije police jane shperndare ne te gjitha rruget e qytetit. Autoritetet e Pekinit po kerkojne te rikthejne ne normalitet jeten ne qytetin e prekur nga debora me e madhe qe prej vitit te larget 1951.
Top Channel