Iran, dhjetra te huaj te arrestuar
04/01/2010 14:35
Televizori shteteror iranian ka bere te ditur se policia ka vene ne pranga disa shtetas te huaj gjate protestave opozitare te 27 dhjetorit.
Ministri i Inteligjences, Heidar Moslehi shprehet se te arrestuarit jane te huaj qe kane mberritur ne Teheran dy dite para protestave dhe kane propaganduar per lufte ndaj sistemit.
“Ata kishin me vete kamera dhe mjete te tjera te dyshimta”, shton ministri. Kjo nuk eshte hera e pare qe Irani akuzon turistet e huaj per nxitje te protestave opozitare ne vend.
Top Channel