Franca sulmon Iranin: Po ben orvatjen e fundit

04/01/2010 09:35

Franca reagon ashper ndaj tentativave te Iranit per te shtyre afatet dhe kushtet e vendosura nga perendimi ne lidhje me programet berthamore.

Parisi hedh poshte kerkesen me te fundit te Teheranit qe e cileson si “orvatja e fundit” e Iranit. Kete qendrim e ka mbajtur ministri i Jashtem, Bernard Kushner, homologu i te cilit deklaroi para dy dites se perendimi duhet te pranoje ultimatumin qe brenda nje muaji te kete shkembim te uraniumit me disa kushte.

Dje, zedhenesi i ministrise theksoi se fundi i kesaj kerkese mund te jete nje marreveshje e kenaqshme si per Iranin ashtu edhe per vendet perendimore.  

Top Channel