Peru, gjykata le ne fuqi 25 vjet per Fuxhimorin
03/01/2010 17:40
Gjykata e Larte ne Peru ka lene ne fuqi denimin me 25 vjet heqje lirie per ish presidentin, Alberto Fuxhimori, i cilesuar fajtor per dhunimin e te drejtave te njeriut gjate mandatit 1990-2000.
Vendimi eshte marre ne unanimitet, ndersa vendimi u shkalles se pare u mor ne daten 7 prill te vitit 2009. Fuxhimori akuzohej per masakrat civile te viteve 1991-1992 kur shtypi guerrilasit filo-komuniste dhe ne vecanti grupin “Sendero Luminoso”.
Ne dy procese te tjera ne vitet 2007 dhe 2009, Fuxhimori u denua me nga 6 dhe 7 vjet por sistemi peruvian i drejtesise nuk parashikon akumulimin e denimeve.
Top Channel