Poloni, vidhet tabela e Aushvicit

18/12/2009 10:45

Tabela famekeqe “Arbeit Macht Frei”, e vendosur tek hyrja e kampit te perqendrimit te Aushvicit, eshte vjedhur gjate nates.

Policia eshte vene ne kerkim te fajtoreve. Eshte hera e pare qe tabela, e krijuar nga te burgosurit, vidhet qe kur ajo u vendos ne fillim te viteve 1940.

Mbi 1 milion persona, 90 perqind e te cileve hebrenj, u vrane nga nazistet ne kampin e Aushvicit gjate Luftes se Dyte Boterore.

“Eshte dicka e tmerrshme. Ajo tabele ka nje domethenie shume te rendesishme, eshte nje simbol”, ka deklaruar drejtori i Aushvicit, Pawel Sawicki. Sipas tij, vjedhja ka qene e parapergatitur.

Gjate Holokaustit, qindra mijera te burgosur kane kaluar poshte tabeles, e cila thote “Puna ju ben te lire”, por shumica e te burgosurve u vrane dhe nje pjese tjeter punuoi deri ne vdekje.

Top Channel