Nje “supertoke”, 40 vite drite larg nesh

16/12/2009 21:55

Rreth 40 vite larg nga planeti yne gjendet nje “supertoke”: nje planet me i madh se Toka, por me i vogel ne krahasim me planetet e tjere te zbuluar deri tani jashte sistemit tone diellor.

Zbulimi eshte bere me ane te nje teleskopi te ngjashem me ata amatoriale, ne Universitetin e Harvard.

Planeti i ri, i quajtur GJ 1214b, eshte i rrethuar nga nje atmosfere e dobet dhe ndoshta eshte i pasur me akull dhe uje.

Per nga dimensionet e tij hyn ne kategorine e “supertokave”, qe kane nje mase qe shtrihet nga 1.9 deri ne 10 here me te madhe se ajo e Tokes.

Zbulimi i ri eshte rreth gjashte here me i madh se ai i planetit tone dhe rrezja e tij eshte 2.7 here me e madhe se ajo e Tokes.

GJ1214b i duhen 38 ore per te bere xhiron rreth yllit te vete.

Temperatura e siperfaqes, sipas llogaritjeve, eshte rreth 200 grade, duke e bere keshtu te papershtatshem per jeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA