Ato ecin cdo dite rrugeve te kryeqytetit, pavaresisht kuriozitetit te njerezve, te qeta dhe me planet e tyre. Pelqejne shetitjet, frekuentojne dyqanet, blejne dhuratat, bisedojne me njera-tjetren apo me mikeshat e tyre.

Albana vendosi te mbulohet kur ishte ne vitin e dyte te fakultetit, nderkohe qe studionte per frengjisht. Tani punon si mesuese ne nje qender private, ajo tregon se e ka patur shume te veshtire te sistemohet ne pune edhe pse fakultetin e perfundoi me nota shume te mira, nuk arriti te ushtronte profesionin si pedagoge.

“Ne momentin qe kam dhene intervisten me thane se do te kishte nje bisede tjeter ne telefon. Me pas me moren dhe ne me thane ‘jo’ si pergjigje pa asnje arsye”, shprehet Albana.

Ajo eshte e martuar, ka dy femije dhe pret te tretin. Gjate 9 viteve te jetes se saj te mbuluar ky ka qene momenti me i veshtire i trajtimit te saj ne ambientet publike.

“Pyeta per dicka sic pyetet random dhe kjo bente goxha cudi tek te tjerat qe cne nje vajze e veshur ne kete menyre pyeste per nje gje kaq moderne”, tregon Albana.

Nderkohe qe Ornela na tregon nje tjeter realitet. E martuar tashme me dy femije, Ornela ka mbaruar fakultetin per gjuhe-letersi dhe nuk e ka patur te veshtire te gjeje nje pune. Pak kohe me pare ajo ka punuar si faqosese ne nje shtepi botuese dhe e ka gjetur punen menjehere dhe mbulimi nuk i ka sjelle pengesa.

“Jam ndjere shume e gezuar se shefi im ishte jo i besimit tim. E ndjeja veten shume te privilegjuar qe punoja ne nje ambjent te tille”, thote Ornela.

Ajo thote se ne keto ambiente ka mesuar profesionin.

Gjon Jaku, drejton shtepine botuese ku Ornela ka punuar per tre vjet. I besimit katolik, Gjoni thote se tek “vajza e mbuluar me shami” vleresoi virtytet e punes, pavaresisht presionit te jashtem qe ai pati per punesimin e saj.

“Tek Ornela kam vleresuar perkushtimin per pune dhe pretendimet e medha per ngritjen nga ana profesionale. Nga klintet e mi kam pasur ne shume raste se si keni mbajtur nje myslimane ne pune dhe te gjitheve u kam thene se une kam punesuar nje njeri pas asnje lloj paragjykimi”, shprehet Gjoni.

Eshte mesdite dhe vajzat duhet te ndjekin ritualin e besimit. Xhamia e Et`hem Beut eshte vendi me i afert per t`u falur. Objekti i kultit i shekullit te 18-te nuk ka shume hapesire per gjinine femerore, gjithsesi ne katin e dyte te tij ato kalojne momentet e pergjerimit per Zotin.

Eda eshte studente ne vitin e dyte per psikologji, ne nje nga universitetet jopublike ne kryeqytet. Thote se e ka nisur fakultetin me disa vite vonese, jo nga martesa dhe pasja e dy femijeve, por nga pengesat qe i sollen, ndersa mesonte ne Fier ne nje nga gjimnazet e tij.

“Arsyeja kryesore ishte shkeputja nga gjimnazi pasi per shkak te veshjes time, u detyrova ta kaloja me korrespodence sistemin arsimor. Pas kesaj u fejova dhe u martova dhe pas kthimit tim nga jashte iu ktheva perseri kontaktit me fakultetin”, shprehet Eda.

Ne auditor shkon cdo dite. I pelqen shume dega qe ka zgjedhur. Studenteve ne klase nuk u ben pershtypje prezenca e saj. Albana shoqja e grupit tregon impaktin e pare qe pati kur “pa” se me Eden do te ndante ne keto kushte kater vitet e fakultetit.

“Thote emrin, mbiemrin gjate prezantimit dhe shton se ishte grua e martuar dhe kishte dy femije. Qe ne ate moment me beri pershtypje”, rrefen Albana.

Edhe vjeherri i Edes, pedagog psikologjie, Jashar Demiri thote se eshte i kenaqur qe nusja dhe djali jetojne “me frymen e besimit”.

“Besimi fetar i rregullon sic duhet marredheniet e nje cifi”, thote Jashari.

Eda thote se “hixhabin” veshjen e gjate e mbajne edhe ne shtepi, i lejohet te zbulohet brenda ketyre mureve, vetem me “njerezit qe i lidh qumeshti i gjirit” dhe qe nuk  mund te lidhet ne martese.

Mbulesa per kete besim eshte respekt ndaj Zotit, eshte titull nderi. Ato thone se te veshura ne kete menyre, ashtu sic thote “libri i shenjte”, zemrat e besimtareve mbeten te pastra, nga qe nuk shikon syri, zemra nuk e kerkon mekatin.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel