Skandal pedofilie ne Irlande

09/12/2009 23:55

Peshkopet irlandeze ne nje komunikate per shtyp kane kerkuar publikisht falje per nje sere aktesh pedofilie te kryera nder vite prej prifterinjve te kishes irlandeze.

“Ne peshkopet, i kerkojme falje te gjithe atyre personave qe kane qene viktima te abuzimeve prej prifterinjve kur ishin ne moshe te vogel, familjareve te tyre dhe te gjithe personave dhe opinionit publik, qe me te drejte jane skandalizuar”, thuhet ne komunikaten e klerikeve te larte irlandeze ne Dublin.

Nje sere abuzimesh pedofilie jane zbuluar ne Irlande ditet e fundit, ku perfshihen disa anetare te kishes, duke shkaktuar tronditje dhe skandalizim ne opinionin publik qe kane kerkuar me vendosmeri marrjen e masave per parandalimin e rasteve te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA