Kane thuajse te njejten moshe. Jetojne vetem pak kilometra larg njera-tjetres, por bejne jete teresisht te ndryshme.
Lorina Misku eshte nje maturante nga kryqyteti, ndersa Albana Ago 16 vjec, banon pak me tutje periferise, ne fshatin Vishnje te Tiranes.
Njera frekuenton gjimnazin “Sami Frasheri”, ndersa tjetra ate te Baldushkut. Ne diten e pushimit Albanen e gjejme duke u marre me punet e shtepise.
Jeta ne fshat nuk i ofron shume mundesi per te realizuar deshirat e moshes, ndaj zgjedh te jete sa me e dobishme ne familje.
“Kohen e lire e kaloj duke bere pune te ndryshme ne shtepi, duke ndihmuar maman, duke pare televizor”, shprehet Albana.
E reja kryeqytetase e gjen me ndryshe veten mes komoditetit qe i ofron jeta metropolitane.
“Pervec kohes kur jam ne shkolle, fundjavave dale me shoqet. Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.
Internetin per zbavitje Albana as qe e mendon. Jo vetem per faktin se ai eshte nje opsion i pamundur per ta pasur ne shtepi.
“Internetin e perdor vetem ne shkolle per materiale te ndryshme. Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana.
Per te dhe prinderit e saj edhe celulari eshte nje luks i teperuar, qe te pakten mosha per momentin s’mund t’ia lejoje.
“Nuk kam celular, sepse prinderit nuk e mendojne se duhet ta kem per momentin. Kam shume qejf ta kem, por do te pres kohen per ta pasur”, shprehet ajo.
Albana e ndan diten e saj mes puneve te shtepise dhe mesimeve. Ndersa Lorinen pas mesimeve e presin momente me te bukura.
“Duke qene se jam ne nje periudhe qe duhet t’i kushtohem mesimeve ato jane me te rendesishme, por mundohem edhe argetimet mos t’i le pas dore”, thekson Lorina.
“Uue nuk kam mundesi te argetohem. Ketu ka shume pune. Dal pak me shoqet neper lagje dhe kaq. S’kam cfare te bej tjeter”, thekson Albana.
Bukuroshes nga qyteti, duket se fati i ka buzeqeshur me teper.
“Ambjenti qe me rrethon m’i ploteson te gjitha. Nuk me mungon asgje. Te gjitha gjerat qe me mungojne i kam afer”, shprehet Lorina.
Kerkojme vetem per nje cast t’u nderrojme rolet vajzave.
“Nuk e imagjinoj veten time ne fshat. Nuk do kisha keto mundesi argetimi, kete rreth shoqeror”, thote Lorina.
“Do me pelqente shume te jetoja ne qytet. Aty ka mundesi te argetohesh”, shprehet Albana.
Si te reja ambicioze te dyja bukuroshet endrrat i shohin te realizuara permes shkolles.
“Duke qene se jam maturante, ambicien e kam ne nivelet me te larta dhe dua te fitoj ate shkolle qe me pelqen”, shprehet Lorina.
Te pakten per Albanen, shkolla duket shpetimi i saj.
“Endrrat e mia jane te shumta. Parapelqej te bej shkollen e larte dhe pastaj te shohim”, thote Albana.
Bukuroshet ndajne te njejten kohe e hapesire, por dimensionet e jeteve te tyre per shkak te vendndodhjeve ndryshojne.
Lorina eshte reflektimi i kohes qe ka ndryshuar brezin e ri, ndersa Albana pranon ende me deshire te jete nyja e tradites qe vijon te ruhet ne disa treva shqiptare.
Top Channel