Nena me trupvogel ne bote, Stacey Herald i ka dhene jete femijes se saj te trete.
Doktoret e kishin paralajmeruar se lindja mund te ishte fatale si per nenen ashtu edhe foshnjen, por 35-vjecarja ishte e vendosur ne lindjen e nje tjeter femije brenda tre vitesh.
Foshnja Malachi lindi tete jave para kohe me nje operacion cezarian. Stacey ka 34 qepje ne stomak dhe eshte e lumtur per femijen e saj te trete.
“Dua vetem te qendroj prane tij, kjo eshte deshira ime me madhe. Eshte qenia me e bukur ne bote”, thote nena trupvogel, e cila duhet ta sillte ne jete beben para Krishtlindjeve, por doktoret thane se kjo do te ishte shume e rrezikshme.
35-vjecarja ka nje problem te rralle cregullimi gjenetik, qe sjell dobesimin e kockave, mushkeri te pazhvilluara dhe ndalim te zhvillimit trupor.
Ajo perdor nje karrige me rrota per te levizur dhe ne rritjen e dy femijeve te tjere Kateri dhe Makya ka patur ndihmesen e bashkeshortit te saj 27-vjecar, Wil, me permasa trupore normale.
Vajzat e madhe Kateri ka te njejtat probleme si e ema, por Stacey dhe Wil jane krenare per tre femijet e tyre dhe nuk perjashtojne mundesine e lindjes se nje trashegimtari tjeter.
Top Channel