Te pakten 96 persona te vdekur dhe rreth 150 te plagosur eshte bilanci i nje zjarri te fuqishem qe ka shperthyer ne nje klub nate ne qytetin Perm ne Uralet ruse. (UPDATE)
Lajmi publikohet prej agjencive te lajmeve ruse, ku shtohet se zjarri, qe ka shperthyer rreth ores 23:15 me oren lokale ne Moske ( 21:15 me oren tone ), ka ardhur si pasoje e pakujdesise ne perdorimin e fishekzjarreve dhe eshte shoqeruar nga disa shperthime te fuqishme brenda ambjenteve te lokalit.
Sipas autoriteteve ruse, zjarri ka rene fillimisht ne nje zone te papopulluar te ambjentit duke shkaktuar mjaft tym dhe shume prej viktimave kane gjetur vdekjen si pasoje e toksikimit prej tymit te flakeve.
Fillimisht u dyshua per nje tjeter akt terrorist, por policia ruse hodhi poshte pisten e atentatit. Me date 27 nentor, nje atentat me bombe kunder nje linje hekurudhore nga Moska drejt Shen Petersburgut shkaktoi 26 viktima dhe dhjetra te plagosur. Sulmi ndaj trenit u mor persiper prej nje grupi terrorist kaukazian.
Top Channel