Nje mafioz i penduar duke treguar gjate nje seance gjyqesore rrefeu se bose te botes se krimit ne Itali i kishin treguar se Silvio Berluskoni mbeshteste Cosa Nostra-n.
Ngjarjet te cilat i referohet Gaspare Spatuca kane ndodhur ne vitet 1993-1994, ndersa personi qe permendet si burim informacioni eshte bosi i klanit ne te cilin ai vete ka punuar si vrases, Gravianove dhe perkatesisht Xhuzepe Graviano, i denuar per venie bombash ne vitet 90 ne Milano, Firence dhe Rome.
“Cdo gje qe kemi arritur e kemi fale seriozitetit te ketye njerezve, jo si ata kater idiotet socialiste qe na moren votat ne 1988-1989 dhe pastaj na shpallen lufte. Emrat qe me permnden mua ishin Silvio Berluskoni, dhe ne kete pike e pyeta Gravioanon: E ke fjalen per ate te Canale 5? Ai mu pergjigj “Po” duke shtuar se ishte edhe njeri nga Palermo dhe se fale tyre e kemi vendin ne duart tona”, eshte shprehur perpara gjyqtareve i penduari Spatuca
I penduar, sic deshmon vete kur njohu dashurine per Zotin, Gaspare Spatuca po deshmonte ne seancen e apelit te Marcelo De Lutrit, bashkethemelues i partise se Berluskonit dhe qe eshte denuar me 9 vjet burg per lidhje mafioze.
Nje zedhenes i kryeministrit i pergenjeshtroi akuzat dhe tha se ishte nje veprim i mafiozeve per te diskredituar Berluskonin dhe hakmarrje per luften e ashper qe ai i ka bere krimit te organizuar. Ndersa De Lutri vete duke deklaruar nga salla e gjyqit u shpreh se Berluskoni kishe me shume frike nga gruaja e tij se sa nga te tilla deklarata.
Top Channel