
Presidentja e Filipineve Gloria Arroya ka vendosur ligjin ushtarak ne provincen e Maguindanaos, pas masakres se 57 personave disa dite me pare.
Autoritetet lokale arrestuan gjithashtu kreu e nje klani te fuqishem, si dhe anetare te shumte te tij, te akuzuar per vrasjet masive.
Eshte hera e pare qe ligji ushtarak aplikohet ne vend, qe prej rrezimit te autokratit Ferdinand Marcos ne vitin 1986.
Kandidati favorit ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale, senatori Benigno Aquino e kundershtoi kete vendim te kryetares se shtetit. “Ne mendojme se nuk ka baza per implementimin e ligjit ushtarak”, ka deklaruar Aquino.
Nderkohe, autoritetet deklarojne se vendimi u mor pas informacioneve se grupe te armatosura, besnike ndaj klanit Ampatuan po planifikonin nje kryengritje.
Top Channel