SHBA, cifti martohet para dyqanit te dhuratave

04/12/2009 16:00

Te premten e fundit te muajit nentor amerikanet e quajne “Black Friday” sepse eshte dita kur nisin te blihen edhe dhuratat per Krishtlindje.

Shume amerikane mbushin qendrat tregtare dhe dyqanet e dhuratave, madje duke mbajtur edhe rradhe te gjata perpara dyerve. Por nje cift i vecante qe e kishte caktuar daten e marteses pikerisht diten e premte, nuk ka dashur te heqe dore nga riti i pervitshem, duke vendosur qe celebrimi te kryhej pikerisht gjate radhes se pritjes para dyqanit “Best Buy” ne Michigan.

Jennifer dhe Edward i kane premtuar besnikeri deri ne vdekje njeri-tjetrit. Deshmitare te kesaj martese ishin njerezit e shumte qe prisnin ne rradhe. Te buzeqeshur dhe te lumtur ata jane shprehur se muaji i mjaltit mund te evitohet per shkak te mungeses se parave, por edhe nese vendosin te udhetojne, ndoshta nuk do largohen shume nga shtepia e tyre.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta