Ajo qe u druheshin me shume autoritetet helvete dhe komuniteti nderkombetar pas referendumit per minarete ne Zvicer duket se po realizohet.
Keshtu e perditeshmja me e madhe ne Libi “Jamahirija” e ne nje shkrim te titulluar “Te ndalojme ndertimin e kembanave te reja” shkruan se kushdo qe urren muslimanet dhe fene islame nuk do tem und me te shijoje me burimet e pasurimit te vendeve islamike, nuk do te mund perftoje te mira materiale dhe ekonimike prej ketyre vendeve dhe nuk do te mund me t’i hipe makines me karburantin tone.
Referendumi popullor, i mbajtur para pak ditesh ne Zvicer ndaloi ndertimin e minareve te tjera ne vend me nje rezultat prej 57 perqindesh pro. Menjehere ky vendim u kritikua prej komunitetit nderkombetar duke e cilesuar ate si armiqesor dhe nxites per perplasje diplomatike me vendet islamike.
Top Channel