Irani liron 5 velistet nga Britania

02/12/2009 08:55

Irani i ka leshuar 5 velistet britanike, te cilet u arrestuan pasi shkelen ujerat territoriale te shtetit islamik.

Lajmin e beri te ditur radioja shteterore, sipas se ciles, shtetasit perendimore ishin arrestuar ne 25 nentor ne Pasdaran pasi varka e tyre nuk respektoi rregullat kufitare, duke notuar ne ujerat territoriale te Iranit.

Pas nje bisede te gjate telefonike mes ministrit te Jashtem britanik dhe homologt te tij nga Teherani, u arrit ne perfundimin se 5 shtetasit britanike kishin hyre ne ujerat territoriale iraniane gabimisht dhe per kete shkak ata u liruan menjehere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA