Holbrooke: Ne 2011, terheqje nga disa zona

02/12/2009 18:25

I derguari i SHBA per Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke ka deklaruar se korriku i vitit 2011 do te jete momenti kur trupat amerikane do te terhiqen nga ato zona te Afganistanit ku do te zevendesohen nga forcat vendase.

“Ajo nuk eshte data e terheqjes se forcave amerikane dhe nderkombetare, por e terheqjes se trupave nga zonat ku trupat vendase do te jene ne gjendje te marrin kontrollin e sigurise. Nuk ka asnje afat”, ka pohuar Holbrooke.

Deklarata e tij vjen nje dite pasi presidenti amerikan Barack Obama shpalli strategjine e re per Afganistanin, qe parashikon dergimin e 30 mije trupave te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA