Krijohet dora e pare bionike, e cila mund te kontrollohet drejteperdrejte nga truri i njeriut.
Eksperimenti eshte kryer tek nje italo-brazilian, i cili e humbi doren ne nje aksident, por tashme ai ka pese gishta plotesisht te rinj, te cilet funksionojne te pavarur nga njeri-tjetri. Nderhyrja u krye ne 20 nentor te vitit 2008 ne Rome.
Pas shume muajsh stervitjeje, elektrodat jane vendosur brenda fibrave nervore. Per pacientin nuk ka pasur asnje komplikacion. Nderkohe, shkencetaret bejne me dije se do perserisin eksperimentin edhe me paciente te tjere per te konfirmuar efikasitetin e sistemit.
Dora kontrollohet plotesisht nga sistemi nervor i pacientit fale kater elektrodave te ndertuara nga kompania gjermane Ibmt. Ne kete menyre, njeriu jo vetem kontrollon levizjet por arrin te marre stimuj ndjesore.
Top Channel