Zgjedhje dramatike ne familje…

01/12/2009 16:40

Zgjedhje e detyruar dhe dramatike per nje baba qe ka lene djalin te mbytet duke shpetuar jeten e bashkeshortes.

Ngjarja ka ndodhur ne Zelanden e Re ku bashkeshortja dhe djali i tij rane ne lume pas nje aksidenti automobilistik. Stacy Horton nuk udhetonte me familjen e tij po arriti me shpejtesi ne ujerat e ftohta te lumit Whanganui. Djali 13 vjecar u bllokua ne makine bashke me guan 35 vjecare Vanessa.

Burri u hodh menjehere ne uje dhe u perpoq te arrinte mjetin qe po e merrte rrjedha. “U perpoqa te nxirrja djalin por nuk arrita. Makina ishte zhytur shume thelle. Vanessa po mbytej dhe nuk po ia dilte dot me. Nese do kisha kembengulur do rrezikoja jeten time dhe ate te gruas, prandaj vendosa te shpetoja Vanessa-n. Pasi dola ne breg iu drejtova Zotit dhe i thashe: Ishte gjithcka qe mund te beja”.

Me pas forcat e shpetimit kerkuan per te nxjerre nga ujerat makinen por ende nuk ia kane arritur. “Nuk do te doja te isha ne vendin e tij per te marre nje vendim te tille”, u shpreh zedhenesi i policise Kim Perks.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA