Me siguri eshte forma e artit qe cdokush mund t’ia lejoje vetes ta kete gjithmone me vete. Jane tatuazhet.
Personazhi eshte Klodiana, nje tiranase 17 vjecare qe sapo ka marre miratimin e prinderve pas lutjeve te tejzgjatura per tatuazhin e saj te pare.
“Me ka pelqyer gjithmone te bej nje tatuazh me nje domethenie. Pak me vone do bej inicialet e njerezve te familjes time”, thote ajo. Nje mani e mirefillte qe i prek te gjitha moshat pa bere dallim nese jane meshkuj apo femra. Arrijme ne studion e Besnikut me ne fund. Ne fillim zgjidhet nje prej modeleve te pafundme qe ofrojne katalogjet, te pakten kur nuk e di paraprakisht se cfare do. Mes morise se zgjedhjeve duket se gjetem cfare po kerkonim. Dhe fillojme nga skica.
“Cdo gje qe behet ne fillim ka shume emocione dhe goca ne kete rast ka shume emocione. Eshte zgjedhja personale e cdo njeriu prandaj edhe jeta eshte e bukur se njerezit jane te ndryshem”, pohon Niku. Kohet kane ndryshuar dhe puna e Nikut behet gjithmone e me e kerkuar. “Kjo eshte zgjidhja ime dhe ndoshta eshte merita ime qe e kam zgjedhur kete pune”, pohon ai.
Tendenca e tatuazheve i ka thyer disa barriera por edhe pse nuk ndihet turpi ndihet gjilpera. Klodiana mund te jete e vogel per te pasur nje te dashur por jo shume e vogel per te pasur nje tatuazh. Rastesisht studion e tatuazheve e pushtojne disa 15 vjecare qe po ashtu si Klodiana e ndjejne te ethshme nevojen per tatuazh. Klodi pas pak castesh nuk do te jete me i njejti person. Ne trupin e saj ndodhet nje shenje dalluese qe do te rrije aty per gjithe jeten.
Top Channel