Nuk eshte cudi qe kompanite ajrore po studiojne mundesine per te aplikuar nje takse shtese per njerezit obeze.
Ideja eshte hedhur nga kompania Ryanair. Ky propozim ka ngjallur debat, sidomos pas nje fotoje te publikuar ne web ku nje person obez ze pothuajse dy sedilje ne avionin me te cilin udheton. Fotografia eshte realizuar me anen e nje celulari ne bordin e nje avioni Boeing 757 dhe eshte publikuar ne faqen flightglobal.com.
Mendohet se fotoja eshte marre nga nja asistent i kompanise American Airlines. Me kete foto ai ka dashur te beje te ditur se sa e veshtire eshte te udhetosh kur ke prane nje pasagjer te tille. Por ka edhe nga ato kompani qe kane vendosur nje cmim me te larte per obezet.
Kompania amerikane United kerkon cmim shtese nese nuk arrin te ulesh ne nje sedilje normale, ndersa American Airlines pretendon qe obezet te paguajne per dy sedilje.
Top Channel