Anomalite gjenetike jo edhe aq te rralla po shnderrohen per shkak te teknologjise se informacionit ne buke te perditshme per njerezit.
Ne nje ferme te vogel ne jug te Shqiperise ka ndodhur cudia e radhes. Fshati ku do te ndalojme quhet Donkollar dhe ndodhet ne rrethin e Kolonjes. Ne kete fshat ku rehatia ka dite qe eshte prishur, banon blegtori Samebedin Myftini dhe vici i tij i jashtezakonshem.
Kjo kafshe eshte vetem pjeserisht vic: koka e tij eshte ajo e nje qeni. Bedini, ashtu sikur e njohin bashkefshataret eshte i tronditur nga kjo lindje e cuditshme. “Lopa para se te lindte kishte dhimbje gjate gjithe dites. Pas shume perpjekjeve se bashku me veterinerin e fshatit vume re se vici nuk ishte i zakonshem, por kishte nje koke te madhe. Per kete vendosem te operojme lopen”, shprehet Bedini.
Sot ne fshatin Donkollar ka ardhur per te pare lopen dhe vicin edhe njeriu qe beri te mundur sjelljen ne jete te kafshes se cuditshme. Qetesor Tafili eshte veterineri i zones. “Ne oren 5 te mengjesit vendosem ta operonim. Vici, eshte me permasa qe nuk e kam vene re me pare. Per mua eshte nje difekt gjenetik, mund te themi nje vic me tiparet e qenit”, shprehet Qetesori. Ngjarja e rralle nuk ka mbetur pa komentuar edhe nga banoret e fshatit. Jo vetem kaq, ajo tashme ka kaluar edhe kufijte e zones.
“Kjo ne fshatin tone eshte nje gje e rralle. Jemi shume kurioz se cdo te ndodhe me tej me vicin”, shprehet nje banor i fshatit. Samebedini eshte ne dilemen e madhe: nese duhet ta rrise apo duhet t’i jape fund vuajtjeve te tij qe ne kete moment. “Kjo eshte nje gje e rralle. 65 vjec burre kam pasur deri ne 15 lope me pare dhe nuk kjo gje nuk me ka bere vaki. Nuk di sec te bej se nuk besoj se do ece mire me shendetin”, shprehet Bedini. Nje gje eshte e sigurt: kjo shaka e hidhur e natyres do t’i shtohet listes se gjate te anomalive gjenetike qe po godasin Shqiperine vitet e fundit. Samebedini nuk di cfare te beje, ndersa vici eshte kthyer ne qendren e kurreshtjes se zones.
Top Channel