Rusia e shqetesuar per vendimin e Iranit

30/11/2009 12:30

Rusia ka reaguar nje dite pas miratimit te planit te Teheranit per ndertimin e 10 siteve te reja nukelare per pasurimin e uraniumit.

Ashtu sic ka vepruar ne te shkuaren Uashingtoni, duke dale hapur kunder politikes se Teheranit, edhe Moska nuk e ka pritur mire qendrimin e vendit islamik. Sipas nje burimi zyrtar te Ministrise se Jashtme Ruse, Moska eshte e shqetesuar per vendimin e marre nga qeveria e Iranit.

Kete qendrim e citon agjencia Interfax qe shton se Rusia kishte besim se Teherani do vazhdonte bisedimet me nderkombetaret per pasurimin e uraniumit deri ne 20 % ne Rusi dhe France.

Top Channel