
Ministri i Jashtem iranian, Mottaki ka deklaruar se rezoluta e ANEB-se kunder programit berthamor ka dobesuar themelet e marredhenieve nderkombetare.
“Ndjej keqardhje per ato vende qe kane votuar kunder Iranit”, citohet Mottaki nga agjencia e lajmeve “Isna”.
Shefi i diplomacise iraniane ka theksuar se Teherani do te vazhdoje aktivitetin e tij “legjitim” ne fushen berthamore.
Ne rezoluten e saj, agjencia e OKB-se kishte kerkuar ndaljen e aktivizimit te impiantit te dyte berthamor per pasurimin e uraniumit.
Nderkohe, reaktori i pare i impiantit berthamor te Bushehrit, i ndertuar nga ruset, ka shume mundesi qe te nis funksionin ne mars te 2010-es.
Lajmi eshte bere i ditur nga nje burim prane Entit Shteteror Rus per energjine berthamore.
Top Channel