Google me imazh te ri ne vitin 2010

30/11/2009 10:20

Google konfirmon lajmin se po punohet per t’u prezantuar me nje home page te ndryshme ditet e ardhshme. Kompania me qender ne Mountain View mendon te ndryshoje hyrjen nga pikepamja grafike dhe disa sherbime baze.

Lajmi behet i ditur nga Google, por nuk dihet se kur do te ndodhe saktesisht. Per te pare faqen e se ardhmes, mjafton te klikoni ne Google.com, te fusni ne url nje kod qe mund ta gjeni ne faqen Gizmodo dhe do shfaqet figura e se ardhmes.

Nga pikepamja grafike ndryshon logoja, ndersa germat do jene me te medha e me ngjyrat me te ndezura qe ne nje fare menyre te kujtojne versionin fillestar te Google. Dy butonat kryesore poshte logos do jene ngjyre blu dhe kjo mjaft e theksuar. Sapo te fuqim fjalen dhe te shtypim “search”, nga e majta e faqes ne krah te rezultateve do shfaqet nje menu qe mund te specifikoje edhe me shume rezultatet. Design nuk shte perfundimtar pasi mendohet per ndryshime te metejshme.

Google mendon ta hedhe ne qarkllim faqen e re ne fillim te vitit, por fillimisht ajo do te testohet tek nje grup i caktuar perdoruesish.

Top Channel