
Europa eshte nje kontinent i vjeter ku zakonet, kultura dhe traditat e cdo krahine dallojne pasi jane mbrujtur thelle ne ndergjegjen e kombeve si pasoje e historise, luftrave, pozites gjeografike por edhe shembujve qe kane dhene shkrimtaret dhe artistet per popujt e tyre.
Ne mesdhe dhe ne pergjithesi ne vendet latine, vdekja e njeriut te aferm perjetohet mes loteve. Kete e iluston me se miri Albert Kamy ne vepren “I Huaji” ku personazhi kryesor nuk qan ne varrimin e se emes dhe ka frike se mos kjo eshte nje shenje se ai nuk vuan nga kjo gje. Por ne vendet ne veri te Europes, riti qe shoqeron te vdekurit eshte krejt i ndryshem, pasi njerezit zakonisht nuk derdhin lote dhe kjo eshte nje menyre per te treguar kurajo e dinjitet human.
Vdekja e reshterit 30 vjecar britanik Olaf Schmid, pjese e Royal Logistic Corps me mision ne Afganistan, ka hidheruar vendin ishullor pasi ai dhe bashkeshortja e tij kane dhene nje shembull te vertete kurajoje dhe krenarie. Bashkeshortja e tij Christina nuk ka derdhur asnje pike lot ne varrezat e Truros ku kreu ritet e fundit me medaljet e bashkeshortit te vendosura ne gjoks.
“Ky veprim ka germuar ne skutat me te thella te ndergjegjes se britanikeve”, shkruan “Daily Telegraph” qe shton se Britania e Madhe po vuan nga dhimbja qe shkakton vdekja e ushtareve te rinj ne Afganistan. Schmid ose sic quhej ndryshe “Oz” nga shoket e tij, ishte nje cminues i shkelqyer dhe gjate 5 muajve ne Afganistan ai kishte caktivizuar 64 mina te vendosura nga talebanet ne rruge. Por ai nuk arriti te bente te njejten gje edhe me minen e 65-te pasi operacioi deshtoi dhe fundi ishte i tmerrshem. Schmid ishte ne fundin e sherbimit, pasi dy dite me vone do te kthehej ne Angli.
Ne Truro ku kishte lindur nga nje baba suedez dhe mama gjermane, e njihnin te gjithe sepse ishte koristi i katedrales. Me vdekjen e tij vdiq edhe nje pjese e qytetit qe duket se ka ndalur oren dhe nuk arrin ta besoje ate qe i ndodhi ushtarit.
“Per mua ishte bashkeshorti dhe babai i djalit tim. Luftetaret jane unike dhe jane mbrojtesit tane. Olaf dhe ushtaret si ai shkojne ne lufte sepse u sherbejne vlerave tradicionale per te mbrojtur me pasion vendin qe duan, idealet, familjet dhe komunitetin”, than e fjalen e lamtumires bashkeshortja Christina.
Top Channel