Afganistani, Obama jep urdherat ekzekutive

30/11/2009 18:10

Presidenti amerikan Barack Obama i ka derguar urdherat ekzekutive per strategjine e tij te re per Afganistanin.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Gibbs, sipas te cilit urdherat jane dhene pas takimit te djeshem te presidentit me keshillin e luftes.

I njejti burim thekson se Obama ka ne program edhe nje telefonate me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, te cilin do ta informoje mbi strategjine e re.

Zedhenesi shton me tej se kreu i Shtepise se Bardhe ka ndermend te bisedoje edhe me homologun afgan, Hamid Karzai.

Top Channel