Izraeli: Obama, armiku i hebrenjve

29/11/2009 08:00

Nje akuze e rende ka ardhur nga nje grup parlamentaresh dhe administratoresh lokale te partise konservatore izraelite “Likud’ kunder Barack Obames.

“Administrata e tij eshte armike e hebrenjve”, shprehen ata.

Kritika te leshuar edhe nga ministri i Kultures, Limor Livnat qe e ka cilesuar administraten e Obames “te tmerrshme ndaj Izraelit”.

Shprehja eshte raportuar nga gazetaret lokale, por e pergenjeshtruar menjehere nga ministri.

Vala e pakenaqesise ndjek vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu per te ngrire perkohesisht ndertimet izraelite ne Bregun Perendimor.

Kjo ka qene nje nga kerkesat me te forta te Shtepise se Bardhe per te rifilluar procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Top Channel