Paris, dy viktima ne lagjen Pigalle
28/11/2009 20:50
Krimi godet serish rruget e Parisit. Per te dyten here brenda nje jave ne kryeqytetin francez eshte shtene me arme, madje dy persona kane humbur jeten.
Ngjarja ndodhi ne lagjen Pigalle ku pronari i nje restoranti dhe punonjesi i nje lokali nate jane ekzekutuar. Sipas policise pariziene, behet fjale per larje llogarish por ende nuk jane identifikuar vrasesit dhe shkaqet.
Kohet e fundit kriminaliteti eshte rritur ne rruget e Parisit ku bandat kriminale luftojne per zoterimin e tregjeve.
Top Channel