Krasniqi: Besoj tek bashkimi i kombit shqiptar
28/11/2009 13:20
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se beson ne perspektiven e bashkimit te shqiptareve.
Mendimin e tij Krasniqi e ka shprehur ne nje interviste per nje te perditshme kosovare, ku ka theksuar se i gjithe kombi duhet te vihet ne levizje per te arritur kete objektiv.
“Duhet te mobilizohemi si komb ne politike per nje shperthim te ri e te perkushtuar, me pergjegjesi te shumefishuar, per ta lidhur me te gjitha fijet kombin ne teresi”, ka pohuar Krasniqi.
Top Channel