SHBA, del ne shitje manuali i CIA-s

27/11/2009 14:25

Nje manual i CIA-s me te dhena se si agjentet e saj duhet te perdornin truket magjike gjate Luftes se Ftohte ka dale ne shitje.

Ai u shkrua ne vitin 1953 nga magjistari John Mulholland per nje shume prej 3 mije dollaresh, qe ne ate kohe ishte mjaft e konsiderueshme.

Libri permban metoda mashtrimi, se si te fshehesh objektet e vogla dhe se si te lidhesh lithset e kepuceve per te dhene nje mesazh ne kod.

CIA urdheroi shkaterrimin e te gjitha kopjeve te librit ne vitin 1970, por nje prej tyre mbijetoi. Ai eshte publikuar me titullin “Manuali zyrtar i CIA-s per truke dhe mashtrime”.

Materiali, tashme jo me sekret, u zbulua nga historianet e spiunazhit Keith Melton dhe Bob Wallace, ish-drejtor i CIA-s.

Top Channel