
Eshte ora e vrojtimit te qiejve. Herald Buneci, nje 34 vjecar nga Tirana, i perket klases se te pakteve ne Shqiperi qe jetojne dy jete paralele.
Ate te dites se zene me pune dhe ate te nates, duke lundruar kozmosin me nje teleskop. Ish studenti i Fakultetit te Fizikes, nuk e ka gjetur ende masen e krahasimit per pasionin e tij te jashtezakonshem. Ai rrefen se hapesira e ka intriguar qe femije, atehere, kur kuriozitetit te paepur i sherbenin teleskopet qe ndertonte vete.
“Kur isha femije beja teleskopa vete per te vrojtuar qiellin. Qe nga mosha 12-13 vjec jam marre me pamjen e qiellit naten”, shprehet ai. Ndryshe nga shume te rinj te cilet zgjedhin te studiojne ne degen qe u ben endrren realitet, Heraldi zgjodhi nje disipline endrrash. Diten ai drejton nje aktivitet krejtesisht te ndryshem nga pasioni, ndersa naten harrohet mes madheshtise se trupave qiellore.
Pedagoget e tij e mbajne mend mire. Mimoza Hafizit, shefe e departamentit te astrofizikes, Heraldi i ka tehequr vemendjen. “Ka qene viti 2000 kur ne Fakultetin e Shkencave kishim nje teleskop te vogel dhe me pas morem nje me te madh. Gjene e pare qe pame ishin satelitet e Jupiterit. Ishte nje gje impresionuese”, shprehet pedagogia.
Talenti per astronomine e mban ende te lidhur Heraldin me Fakultetin e Shkencave te Natyres. Ai eshte personi me i zellshem per te mirembajur kete teleskop, te vetmin e llojit ne vend, i cili i sjell universin ne pellembe te dores. E per me teper, eshte shume i gatshem t’u percjelle te rinjve njohurite qe ka fituar. Shpesh here ky teleskop i sherben per te arritur me sy gjera te paimagjinueshme.
Neteve te tij te qeta te eksplormit ne univers nuk ju kane munguar surprizat. “Njehere po shihja me dylbi dhe pashe nje yll qe nuk duhet te ishte aty. Zbulova se ishte nje meteor”, pohon Heraldi. Ballkoni i shtepise eshte vendi me i zakonshem ku djaloshi zgjedh te vizitoje miqte e tij, Saturnin, Henen, Marsin e shume mrekulli te panumerta te universit.
Megjithate, Tirana nuk eshte vendi ideal per te vrojtuar qiellin. Dritat dhe smogu i dendur e bejne kete pasion nje tentative te veshtire ne metropol. Heraldi ka nje dashuri te pamate per gjithesine, nje dashuri te cilen nuk e copezon dot mes njerit apo tjetrit objekt qiellor. “E preferuara eshte ajo e momentit qe shikoj. Te gjitha jane te preferuara. Te gjithe trupat jane njesoj dhe te gjithe jane te bukur”, pohon Heraldi. Nder enderrimtaret e pakte qe ende popullojne kete qytet pothuajse te pajetueshem, ai mbetet ndoshta ai me syhapuri.
Top Channel