Teoria angleze: Jezusi ka jetuar ne Britani

26/11/2009 16:10

Jezusi ka jetuar ne Britani? Hipotezen e cuditshme dhe pak te besueshme e mbeshtet kerkuesi Gordon Strachan, sipas te cilit, Jezu Krishti i kaloi vitet e para te jetes ne token ishullore ne kerkim te frymezimit shpirteror.

Kjo legjende qe besohet verberisht nga disa angleze eshte xhiruar ne nje film-dokumentar qe do prezantohet neser ne “London’s British Film Institute”. Gjithesesi, kjo nuk eshte nje hipoteze per t’u hedhur poshte, perderisa detajet e fillimit te jetes se Jezusit jane te pakta dhe nuk zbardhin shume momente nga kjo moshe.

E sigurt eshte se ky film dokumentar do ngjalle shume diskutime, pasi ne te ndiqet nje teori e ndryshme me ato qe jemi njohur deri tani nga Kisha. Nje legjende thote se Jezusi mberriti ne Angli me anije, i shoqeruar nga Giuseppe di Arimatea, nje i aferm i tij qe ishte nje njeri i pasur.

Ai mendohet se eshte edhe ruajtesi i sekretit te Gralit te Shenjte. Studimet e kohes sone bazohen ne ato te William Blake qe jetoi mes viteve 1700-1800 dhe per anglezet perfaqeson Dante Aligheri-n e kultures se tyre. 

 

Top Channel