Canta ime, “mon amour”

26/11/2009 19:05

Dikush koleksionon pulla apo monedha. Aida, armen e saj me te forte per te mposhtur meshkujt ka canten. Ajo do te dale por i duhet te zgjedhe canten qe i pershtatet me shume ambientit ku do te shkoje.

Pas disa minutash ne dileme, Aida zgjedh te preferuaren e saj, nje cante te madhe qe mund te mbaje gjithcka. Edhe pse ne dollapin e saj gjen canta te ngjyrave, madhesive, formave dhe  materialeve te ndryshme, Aida nuk ndalet se bleri kete aksesor.

“Qe nga forma si e ke hedhur ne krahe, sa peshon, canta tregon se si je kujdesur per veten. Me pelqen qe canta ta thyeje veshjen”, shprehet Aida. Canta ka qene dhe do te mbetet nje element i rendesishem per garderoben e cdo femre. Funksioni i tyre eshte vetem nje, por per vajzat jane aq te ndryshme nga njera tjetra se do t’i deshironin t’i kishin te gjitha.

Ne cdo stine ato vijne te shumellojshme. Ashtu si aksesoret e tjere, kepucet, shalli , kapelja edhe canta ka vendin e vet te meritur ne pamjen e jashtme te nje femre. Deshiron ose jo edhe ky aksesor kerkon vemendjen e vet. Moda nuk ka rendesi, e rendesishme eshte te ndihesh mire me te.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel