
S’ka nevoje per ilace, kimikate dhe kura te gjata. Zgjidhja tani quhet agopunkture. Nuk behet fjale per magji, eshte thjesht terapia e shpimit te lekures se njeriut nga qindra gjilpera te vogla, te cilat nese aplikohen sic duhet, ne pikat e duhura, mund te sjellin sherimin.
Vjen nga Kina dhe eshte nje metode 2500 vjecare. Eltoni vuan prej pak kohesh nga nje dhimbje ne shpatullen e tij te majte. Ai e ka testuar edhe me heret rezultatin e agopunktures dhe ka ardhur perseri t’ia besoje serish dhimbjen efektit te gjilperave metalike.
“Sot me digjte shpatulla dhe me dhimbnin muskujt. Kur kam probleme e aplikoj perhere”, shprehet Eltoni. Kjo terapi orientale ushtron ndikim permes gjilperave shume te holla ne pika siperfaqesore te trupit, te cilat i korrespodojne nje organi te caktuar. Mjeku kinez U Cyn Min, rrefen disa nga sekretet, duke thene se gjilerat hapin enet e gjakut dhe ndihmojne ne sherimin e dhimbjeve te semundjeve.
U Cyn Min ka rreth 20 vjet qe ushtron trajtimin me agopunkture dhe thote me bindje se efekti i saj ka vertetuar sherimin e rreth 100 semundjeve. Nuk ka kufij moshe per aplikimin e terapise pa medikamente. Doktori nga Kina shpejgon se agopunktura mund te aplikohet madje dhe tek femijet. “Mund te ndodhe qe pacenti te sherohet me nje seance, por kur semundja eshte e perparuar duhet disa. Ato behen sipas nje rendi te caktuar kohor”, shton ai. Ketu mesojme se aplikimi i agopunktures nuk ka asnje efekt anesor. Mirepo doktori thote se per disa lloje semundjesh, kjo terapi eshte kategorikisht e ndaluar.
Agopunktura nxrit rrjedhen energjitike ne organizem duke e drejtuar tek vendi i semure. Kinezi U Cyn Min ka vetem tre vjet qe ushtron kete aktivitet ne Tirane. Ai veren se shqiptaret i lene shume pas dore problemet shendetesore dhe drejtohen ne kete klinike, atehere kur e gjejne vehten pa rrugedalje. Agopunkturologjia eshte menyra me e lashte e sherimit qe kane perdorur aziatiket. Edhe pse shkenca ka perparuar, kjo disipline kerkohet gjithnje e me shume, nga vende te ndryshme te botes. Dhe me sa duket, radha tani, i takonte Shqiperise.
Top Channel