
Vaksina kundra gripit te derrave mund te shkaktoje paralizimin e muskujve madje edhe vdekje. E ndersa e gjithe bota i ka varur shpresat nga kjo vaksine, qeveria britanike i shqetesohet rasteve kur kjo vaksine, ne vend qe te shpetoje njerez mund t’i coje ata drejt vdekjes.
Alarmi vjen nga disa raste vdekje ne vitin 1976, vit ne te cilin eshte prodhuar per here te fundit kjo lloj vaksine. Ate kohe nga perdorimi i saj vdiqen 25 persona.
Gjithashtu si efekt negativ qe kjo vaksine krijon eshte paralizimi i muskujve te kraharorit qe njihet si sindromi Guillain-Barre.
Qeveria britanike eshte detyruar te pranoje te gjitha pergjegjesite ligjore nese qytetaret do te kene probleme me vaksinen kundra virusit H1N1.
Ministria britanike e Shendetesise ka firmosur nje marreveshje me kompanite GlaxoSmithKline dhe Baxter Group duke marre persiper cfaredo lloj problemi qe mund te shkaktohet nga vaksina.
Te dyja keto kompani nga te cilat Britania e Madhe ka blere 60 milione doza vaksine, fillimisht refuzuan shitjen nese ato nuk ishin te mbrojtura ligjerisht.
Kjo lloj vaksine shkakton edhe rritjen e alergjise tek ata persona te cilet te ngrenit e vezes u shkakton alergji perfshi edhe femijet qe vuajne nga azma.
Top Channel