
Presidenti Amerikan i shekullit te 19-te, Abraham Lincoln qe cilesohet si nje kampion i mbrojtjes se te drejtave civile, ka qene po aq njerezor sa nje njeri i thjeshte.
Kreu i Shtepise se Bardhe ishte aq i lidhur me popullin sa ua shkruante vete letrat amerikaneve. Kete fakt e verteton nje leter, ne te cilen ai i ka kthyer pergjigje nje femije, i cili e kishte takuar pak muaj para se te fillonte lufta civile, pasi nuk e besonin se ai ishte takuar me kreun e shtetit. Nje kompani ankandesh e ka shitur kete leter per 60 mije dollare dhe sipas perfaqesuesit te kompanise Raab, kjo eshte letra e vetme qe verteton se presidenti i ka shkruar nje femije pasi nje tjeter eshte zhdukur.
“Kjo leter eshte shkruar ne zyren e Lincoln-it dhe eshte origjinale”, shprehet perfaqesuesi i Raab. Ai shton se presidenti ia adresonte letren te riut George Patten, i cili u tha shokeve dhe mesueses se ishte takuar me presidentin por askush nuk e besoi. Me pas mesuesja i shkroi presidentit, i cili ktheu nje pergjigje te menjehershme, duke vertetuar ate qe tha djali 8 vjecar. Presidenti e ka shkruar letren ne 19 mars te vitit 1861, rreth nje muaj para fillimit te luftes civile.
“Une jam takuar dhe kam biseduar me George Evans Patten ne muajin maj ne Springfield te Ilionois. Me respekt, A. Lincoln”, shkruhet ne leter. Historiani i presidentit Harold Holzer qe ka redaktuar 34 libra per Lincoln, shprehet se kjo eshte nje leter shume e cmuar. Lincoln u takua me te riun George Patten dhe babain e tij, gazetarin James Alexander Patten gjate fushates presidenciale te republikaneve ne maj te vitit 1860.
Top Channel