Jumbo Dumbo, oktapodi me veshet e elefantit

23/11/2009 11:15

Jumbo Dumbo, keshtu quhet okrapodi i pazakonte qe eshte zbuluar ne fundin e oqeanit.

Kjo specie eshte shume e rralle per vete faktin se jeton ne thellesi te medha dhe dallohet qarte nga oktapodet e tjere, pasi ke veshe te medhenj, te ngjashem me te elefantit. Ne te gjithe boten mendohet se ekzistojne rreth 17 mije specie te tilla dhe per kete qellim, 344 shkencetaret nga 34 vende, pjese e projektit “Census of Marine Life” kane studiuar kete lloj oktapodi qe jeton 1000-3000 metra thellesi ku drita pothuajse nuk arrin te depertoje dhe presioni eshte i jashtezakonshem.

Jumbo Dumbo eshte rreth 2 metra i gjate dhe peshon rreth 6 kg. Jo me pak interesant eshte eshte peshku bisht qe jeton 1700-4300 metra thellesi, mosha e te cilit mund te matet duke numeruar unazat e rritjes ne halat e tij, ashtu sic behet me trungjet e pemeve.

Pak me lart, rreth 1000 metra gjejme koralet, yjet dhe nje varietet te ndryshem speciesh. Lista eshte e pafundme dhe sa me shume te shkojme ne thellesi, aq me shume kafshet jane te ndryshme pasi secila eshte pershtatur ne menyren e vet me ambientin armiqesor ku ka lindur.   

Top Channel