Gjenden dy gishtat e Galileo Galileit

23/11/2009 17:15

Dy gishta te shkeputur nga dora e astronomit italian Galileo Galilei rreth 300 vite me pare jane rigjendur nje shekull pas humbjes se tyre.

Pjeset e trupit u blene kohet e fundit ne nje ankand nga nje person qe i dorezoi ato ne muzeun e historise dhe shkences ne Firence.

Tre gishtat u prene nga dora e Galileos ne mars te 1737-es kur trupi i tij u transportua nga nje monument i perkohshem ne vendin ku tashme prehet, ne Firence.

Gjate kesaj kohe iu mor gjithashtu edhe dhembi i fundit qe kishte ne goje, shpjegon nje prej historianeve te muzeut.

Dy nga gishtat dhe dhembi perfunduan ne nje vazo xhami e cila u zhduk diku rreth 1905-es dhe nuk kishte asnje gjurme prej tyre derisa personi qe i bleu ne ankand i dorezoi ne muzeun e qytetit italian.

Top Channel