Filipine, pengmarresit ekzekutojne 21 civile

23/11/2009 10:30

Ishujt Filipine jane perfshire nga nje gjarje e pazakonte ne kufijte e nje tragjedie.

21 persona kane vdekur gjate mengjesit te sotem pas rrembimit masiv qe kane kryer qindra njerez te armatosur ne ishullin Mindanao ne jug te vendit. Laimin e ben te ditur ushtria, sipas se ciles, njerezit e rrembyer jane 30 deri ne 40.

Sipas informacioneve te para, mendohet se rrembimi eshte kryer nga njerezit e nje politikani lokal qe donin te ndalonin prezantimin e kandidatures se rivalit te tij per postin e guvernatorit.

Ne maj te vitit 2010 ne Filipine do zhvillohen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet per 12 deputete, 300 deputete te dhomes se ulet bashke me disa administratore lokale.

Top Channel