Indonezi, mbytet trageti, viktima

22/11/2009 18:20

Nje traget me qindra pasagjere ne bord eshte fundosur ne detin e trazuar prane brigjeve te ishullit te Sumatres, ne Indonezi duke marre te pakten 20 jete njerezish.

Zyrtare vendas pohuan per BBC-ne se nga uji jane nxjerre mbi 200 te mbijetuar, por disa te tjere mbeten ende te pagjetur. Trageti kishte kapacitetin te transportonte  270, por nuk eshte e qarte se sa persona ishin saktesisht ne bord. Operacionet dhe perpjekjet e shpetimit u pezulluan gjate nates per shkak te motit te keq.

Popullsia e Indonezise prej me shume se 200 milion njerezish eshte e shperndare ne mijera ishuj dhe banoret varen shume nga tragetet qe kane nje nivel te ulet sigurie. Barkat jane ne shumicen e rastit te mbipopulluara dhe qindra vete kane humbur jeten ne aksidentet e viteve te fundit.

Top Channel