Obama i bindur: Ekonomia do rimekembet

21/11/2009 11:25

Turneu aziatik i presidentit Barak Obama nuk ka dhene rezultate konkrete por Shtepia e Bardhe eshte e mendimit se frytet e takimeve te rendesishme do ndihen ne te ardhmen, sidomos ne fushen e punesimit.

Ky eshte thelbi i fjales se presidentit amerikan ne radio. “Edhe pse do na duhet shume kohe, mund te premtoj se po levizim ne drejtimin e duhur. Inisiativat qe kemi ndermarre po japin frytet e veta dhe do vazhdojne te jene te vlefshme”, thekson nder te tjera Obama.

Ai shtoi gjithashtu se, shume shpejt ndermarrjet do fillojne te kerkojne krah pune per te ulur numrin e larte te papunesise qe ka ne SHBA. “Do arrijme te ndertojme nje ekonomi me te forte se me pare”, perfundon me bindje fjalimin e tij kreu i Shtepise se Bardhe. Gjate turit aziatik, Obama u takua me drejtuesit e tre superfuqitve te ketij kontinenti, Japonise, Kines dhe Korese se Jugut. 

Top Channel