Kine, 31 viktima nga shperthimi ne miniere

21/11/2009 08:45

Tragjedia e radhes ne minierat kineze ka marre jeten e 31 personave, ndersa 82 te tjere kane ngelur te bllokuar.

Ngjarja ndodhi ne nje miniere karboni ne Hegang ky shperthimi ka hedhur ne tunel nje sasi te madhe balte. Sipas televizionit shteteror kinez, CCTV, bilanci eshte ende provizor pasi forcat e shpetimit nuk kane arritur te shkojne ne vendngjarje.

Shperthimi ndodhi ne nje moment qe ne miniere gjendeshin rreth 500 punetore, shume prej te cileve kane arritur te shpetojne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA